image Tahiri shpërndan një video të Kurtit të 2019: Prej 5 këshilltarëve në 50-të, kështu Albini i han fjalët e veta

Politikë

Tahiri shpërndan një video të Kurtit të 2019: Prej 5 këshilltarëve në 50-të, kështu Albini i han fjalët e veta

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka publikuar një video të vitit 2019 të kryeministrit Albin Kurti, ku ai kishte deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë.

Tahiri ka thënë se Kurti ia ka kaluar secilit ish-kryeministër për nga numri i këshilltarëve.

“Kurti, prej 5ve në 50të! Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t’i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij”.

“I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë VV. Kështu është kur krejt partia bartet në Qeveri. Shiheni videon e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexone Rregulloren nr.14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive që dje, me datën 22.08.2023 ka hyrë në fuqi Kështu Albini i hanë fjalët e veta. Pra, VV, krejt e drejt ne qeveri”, shkruan ai në Facebook.

/GazetaSinjali/