image Tahiri: Saranda Bogujevci të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje

Politikë

Tahiri: Saranda Bogujevci të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar falje ndaj deputetes Saranda Bogujevci, pas deklaratave të fundit nga kolegu i tij, Driton Selmanaj, për çështjen e të pagjeturve, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri bëri thirrje për unitet politik, po ashtu tha se për pozitën që ka ndihet shumë keq për ato që kanë ndodhur ndaj saj.

“I kërkoj falje për pozitën që kam. Si familje ne jemi rritur në familjen e Bogujevcëve. Aty jam rritur. Shpreh keqardhjen në tokë e qiell. I lus me sinqeritetin më të madh. Kemi kohë me u shty si parti si pozitë e opozitë. Për këto tema dem baba dem”, tha Tahiri në T7.

Po ashtu, ai bëri thirrje që agjendat politike të partive të mos i përziejnë me vuajtje të individëve të cilët janë të prekur.

“Historia pas historie kanë me na përcjellë. Një lutje kisha për partitë politike. Mos m’i përzi vuajtjet me agjenda politike. Vëllain nuk e mbroj kur e ka gabim. Një kërkimfalje e meriton Saranda dhe të gjithë ata të prekurit. I thërras edhe të gjitha partitë politike, me pas kujdes. të mos i fusim dhimbjet. Saranda Bogujevci të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje”, tha ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/