image Tahiri: Refuzimi i vizave duhet t'ju bëhet atyre matanë kufirit, jo ministrave të Kosovës

Politikë

Tahiri: Refuzimi i vizave duhet t’ju bëhet atyre matanë kufirit, jo ministrave të Kosovës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur rreth vizitës së shefit të tij Memli Krasniqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahiri tha se kjo vizitë ka qenë në dakordim me ShBA-në dhe se Krasniqi do të zhvillojë takime të ndryshme në Departamentin e Shtetit, në Kongres, Senat dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Më tej, Tahiri ka folur edhe shtyrjen e vizitave të ministrave në Qeverinë Kurti.

Duke i quajtur “refuzim vizash”, ai tha se do të donte që kjo t’u ndodhte atyre matanë kufirit, duke aluduar në zyrtarët serbë.

“Do të doja që vizat t’iu refuzohen atyre që janë matanë kufirit e jo ministrave të Kosovës sepse kjo nuk është në të mirë të vendit” ka thënë ai në T7.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri po i dëmton raportet me SHBA-në.

/GazetaSinjali/