image Tahiri reagon pas bllokimit të rrugës për në Kosovë: Urgjentisht rruga të lirohet dhe bashkatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta

Politikë

Tahiri reagon pas bllokimit të rrugës për në Kosovë: Urgjentisht rruga të lirohet dhe bashkatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta

news image

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendosjes së barrikadës në Kurshumli të Serbisë, si pasojë është mbyllur pika kufitare ndërmjet dy shteteve.

Tahiri ka thënë se bllokim i rrugëve nga serbët për të, është një dëshmi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po punon për t’a përshkallëzuar situatën.

“Vuçiq, po përdorë skenare të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës”, ka theksuar deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Më tej, ai ka kërkuar që në mënyrë urgjente të lirohet rruga pasi sipas tij diaspora shqiptarë duhet të arrijë në shtëpinë e tyre.

Postimi i plotë:

Bllokimi i rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdar, është edhe një dëshmi e radhës që Vuqiç, po përdorë skenare të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës. Sjelljet e Serbisë janë reflekse të përsëritura nga fundvitet 80-ta dhe fillimvitet e 90-ta. Asokohe zjarret ndizeshin në Beograd ndërsa flakët arrinin kudo në fqinjësi.

Urgjentisht, rruga duhet të lirohet dhe bashkatdhetarët të nisen drejt shtëpive të veta.

/GazetaSinjali/