image Tahiri: Ra këmbana e panikut për Kurtin

Politikë

Tahiri: Ra këmbana e panikut për Kurtin

news image

Idenë e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për koalicion parazgjedhor me LDK-në, e ka komentuar Abelard Tahiri i PDK-së, njëherësh ministër në detyrë i Drejtësisë.   

Sipas Tahirit,  ideja  e Kurtit, e shprehur në rrjete sociale, vjen si rezultat i frikës së tij nga PDK-ja. Tahiri thotë se “ai tashmë e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme”.

Kurti më herët gjatë ditës, edhe pse pa përmendur emra, la të kuptohet se dëshiron koalicion parazgjedhor me LDK-në, duke shprehur besimin se bashkë do të mund të marrin së paku 70 deputetë.

Tahiri i është përgjigjur kësaj ideje duke thënë se Kurti po frikësohet nga ajo që po i pret në zgjedhje dhe se “Albini dhe partia e tij e thyer, do përballen me disfatën e radhës”.

Shkrimi i plotë i Abelard Tahirit:

Para dy orësh, ra kambana e panikut. Albin Kurti dhe partia e tij e thyer kanë frikë nga zgjedhjet e veçmas nga ajo që i…

Posted by Abelard Tahiri on Tuesday, August 6, 2019

/Sinjali/