Është duke u zhvilluar seanca e Kuvendit të Kososvës ku do të votohet për shkarkimin e Bordit të RTK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj seance shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti për nepotizëm.
“Po më vjen mirë që qytetarët po e shohin fytyrën e vërtetë tuajën”, tha Tahiri.
Ai tha se qeveria aktuale po bashkëpunon me hajnat dhe e akuzoi atë për degradim të institucioneve.
Në këtë seancë përveç votimit për shkarkimin e bordit do të jenë edhe dy pika tjera në rend të ditës:
10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. /GazetaSinjali/