image Tahiri: Qeveria Kurti instaloi pasigurinë më të madhe që nga koha e pasluftës

Politikë

Tahiri: Qeveria Kurti instaloi pasigurinë më të madhe që nga koha e pasluftës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë fjalimit në Kuvend, deklaroi se janë bërë dy vjet që kur Qeveria Kurti, sipas tij, e instaloi pasigurinë më të madhe që nga koha e pasluftës.

Ai po ashtu vlerësoi se duke i shtyrë përpara, siç tha, ligjet antikushtetuese, është prekur shtylla kurrizore, bazamenti i një shteti që është administrata ligjore dhe shteti ligjor dhe se Qeveria Kurti është kthyer në një instancë që vetëm flet për 20 vjetët e kaluara.

Ndërkaq deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, u shpreh se rreth 600 mijë qytetarë janë larguar nga vendi dhe se duhet urgjentisht duhet të analizohen shkaqet e këtyre ikjeve.

“Vetëm në vitin 2022 në Ambasadën gjermane 105 mijë kanë aplikuar për vizë. Në ambasadën zvicerane mbi 38 mijë. Nga MPB-ja kam marrë informatë që 10 mijë kanë hequr dorë nga shtetësia për dy vjet. Brenda 10 vite është larguar 30 për qind e popullatës së Kosovës. Afër 600 mijë kanë ikur prej Kosovës. Nëse vazhdojmë me këtë trend për 10 vitet e ardhshëm do të mbesim popullatë më pak se Mali i Zi. Mendoj që duhet urgjentisht të bëhet një analizë se cilat janë shkaqet e ikjes”, deklaroi Selmanaj gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.

/GazetaSinjali/