image Tahiri: Qeveria erdhi në pushtet duke premtuar të drejta të punëtorëve, s'ka bërë asgjë për ta

Politikë

Tahiri: Qeveria erdhi në pushtet duke premtuar të drejta të punëtorëve, s’ka bërë asgjë për ta

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes të kryesisë së Kuvendit, ka thënë se së shpejti do ta adresojnë çështjen e avancimit të pozitës së punëtorëve në sektorin privat, për të cilën duke premtuar, Qeveria Kurti erdhi në pushtet.

Ai kritikoi Qeverinë, për të cilën tha se nuk ka bërë asgjë për ta, duke shtuar se këta punëtorë po ballafaqohen me probleme serioze.

“Pas mbledhjës së kryesisë, deklarova se të drejtat e punëtorëve në sektorin privat janë preokupim të cilin Aleanca do ta adresojë në Kuvendin e Kosovës. Kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat. Lëre që e ka dëmtuar ekonominë dhe ndërmarrësinë, mirëpo punëtorët në sektorin privat po ballafaqohen me probleme serioze, që ndërlidhën me orë ta gjata të punës, mungesë të kontratave, mungesë të sigurimit, me pagën e ulët minimale, e po ashtu me moskujdesin e kësaj qeverie”, është shprehur Tahiri.

Ai ka shtuar se kjo temë do të trajtohet në një seancë të radhës së Kuvendit të Kosovës.

“Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejtat dhe avancimin e pozitës së punëtorëve në sektorin privat. Kjo nuk ka ndodhur dhe do të trajtohet në një seancë parlamentare të radhës”, ka përfunduar Tahiri.

/GazetaSinjali/