image Tahiri: Presidentja përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike, s'ka sjellë asgjë

Politikë

Tahiri: Presidentja përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike, s’ka sjellë asgjë

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka kritikuar presidenten e vendit lidhur me mos sjelljen e asnjë njohje sivjet. Po ashtu e ka kritikuar edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në asnj institucionet ndërkombëtare.

Tahiri ka shkruar se presidentja Osmani  vetëm leksione ka dhënë dhe përveq mllefit  që e përdorë si armë për të mbuluar deficitet politike.

“Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vet përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij Facebook.

Deputeti i PDK-së më tej ka shkruar se kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdorë si “armë” për të mbuluar deficitet politike.

/GazetaSinjali/