image Tahiri: Përpjekja e Kurtit, për hetimin e "krimeve të luftës" po i përshtatet atyre përgjegjësve për gjenocidin

Politikë

Tahiri: Përpjekja e Kurtit, për hetimin e “krimeve të luftës” po i përshtatet atyre përgjegjësve për gjenocidin

news image

Abelard Tahiri, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për debatin e djeshëm të nisur në Kuvend lidhur me funksionimin e Institutit për Krime Luftë në Kosovë.

Tahiri edhe në seancën e mbajtur në Kuvend kishe reaguar për këtë çështje, tani me një status në Facebook i është drejtuar kryeministrit Kurti duke e pyetur se çfarë krimesh po synon të hetojë pas përfundimit të luftës në qershor te 1999.

“Përpjekja e Qeverisë së Albin Kurtit, për ta bërë një ligj që synon të hetojë e hulumtojë “krimet” që ndërlidhen me luftën deri me datën 31 dhjetor, 2000, është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, PDK do ta kundërshtojë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikombëtare.”

/GazetaSinjali/