image Tahiri për Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: Qeveria Kurti po bën xhiro lidhur me këtë çështje

Politikë

Tahiri për Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: Qeveria Kurti po bën xhiro lidhur me këtë çështje

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, thotë se dhimbja është e padurueshme për ata persona që tashmë kanë pak shpresë se do të mësohet diçka për familjarët e tyre.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Qeveria Kurti në lidhje me këtë çështje po bënë vetëm xhiro, edhe pse sipas tij, erdhi me premtime të shumta.

“Si shoqëri e institucione, nuk guxojmë që ky të jetë rezultati. Nuk guxojmë që zbardhja e fatit të të zhdukurve të përdoret për dakordime formale, e tregtime me afate në dialog, pa asnjë epilog. Kosova humbi kohë, Serbia e fitoi atë për rehabilitim, harresë dhe për fshehjen e krimeve, pas të cilave fshihen mijëra kriminelë që jetojnë të lirë në Serbi e rajon”, shkruan Tahiri.

Shkrimi i plotë:

Sot, është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Po bëhën 24 vjet, e brezat janë ende në pritje të zbardhet fati i tyre. Dhimbja është e padurueshme, sidomos për ata që tashmë po kanë më pak shpresë se do të mësohet diçka. Kjo qeveri erdhi me premtime, për të bërë diçka më shumë për ato mijëra familje, që kurrë nuk gjetën paqe për fatin e tyre. Kjo qeveri erdhi me premtime programore, e mijëra grafite rrugëve e shesheve për të zhdukurit.

Ajo çfarë sot po bënë xhiro, janë vetëm grafitet fashiste në Serbi, ku bëhët thirrje për vrasje të shqiptarëve e për një luftë të re.

Si shoqëri e institucione, nuk guxojmë që ky të jetë rezultati. Nuk guxojmë që zbardhja e fatit të të zhdukurve të përdoret për dakordime formale, e tregtime me afate në dialog, pa asnjë epilog.

Kosova humbi kohë, Serbia e fitoi atë për rehabilitim, harresë dhe për fshehjen e krimeve, pas të cilave fshihen mijëra kriminelë që jetojnë të lirë në Serbi e rajon.

/GazetaSinjali/