image Tahiri: PDK nuk do të ndalet deri në anulimin e kontratës për 5 euro taksë për automjete

Politikë

Tahiri: PDK nuk do të ndalet deri në anulimin e kontratës për 5 euro taksë për automjete

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të kërkojnë llogari nga Qeveria Kurti për “zhvatjen”, të cilën thonë se po ua bën qytetarëve me taksën prej 5 eurove për automjete.

Tahiri tha se ky subjekt politik nuk do të ndalet deri në anulimin e kësaj kontrate, e cila ai thotë se varfëron qytetarin.

“Sot qeveria nuk ktheu përgjigje nëse do të jetë prezente në seancën e radhës, për të diskutuar për këtë temë. Por ne si grup parlamentar, nuk do të tërhiqemi nga kërkesa për debat parlamentar në një nga seancat e radhës, si dhe nuk do të ndalemi deri në anulimin e kësaj kontrate që varfëron qytetarët pa sjellë kurrfarë dobie për ta”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/