Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar të raportojë në Kuvend, pas kërkesave të shumta të partive opozitare.
“Kemi parë një lëvizje jashtëzakonisht të madhe të qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se çështja e asociacionit nuk duhet të trajtohet fare, pasi sipas tij, atë e ka trajtuar Gjykata Kushtetuese.
Sipas tij, vendimi i GJK-së i obligon të gjithë ta respektojnë.
“Kryeministri në rrethana normale nuk duhet të pranojë të vendoset në tavolinë si pikë e diskutimeve”, ka thënë ai.
“Kurti ka thënë që nuk merr pjesë pa kërkuar falje Serbia për gjenocidin, pa u gjetë të zhdukurit, asnjë nuk ka ndodhur dhe dialogu po fillon dhe duke e parë rrëshqitjen e tij të madhe në një rrafsh tjetër prej qëndrimeve të mëparshme po shohim një papërgatitje të tij. Kryeministri duhet të ketë qëndrim të qartë dhe platformë të qartë”, ka thënë ai.