image Tahiri paralajmëron padi nëse miratohet Projekligji për KPMSHC-në

Politikë

Tahiri paralajmëron padi nëse miratohet Projekligji për KPMSHC-në

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur antikushtetues Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil, duke shtuar se qëllimi i tij i vetëm është kapja e këtij institucioni të pavarur.

Tahiri, gjatë fjalimit të tij në seancën e kuvendit,  ku po diskutohej Projekligji për KPMSHC-në, tha se ai në tërësinë e tij është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Ky Projektligj e bënë tërësisht të pavlefshëm rolin dhe mandatin e një institucioni kuazi gjyqësor, i cili qëllimin kryesor e ka të kujdeset për mbrojtjen e standardeve në fushën e shërbimit civil” ka shtuar ai.

Sipas Tahirit, me këtë projekligj mijëra shërbyes civil mbesin pa mbrojtje efektive juridike dhe asnjë dispozitë nuk ia vlen të miratohet nga kuvendi.

“Me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës, mbrojtjes së institucionit kryesor që mbron rregullat e shërbimit civil, depolitizimit, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta refuzojë këtë ligj. Në të kundërtën shihemi në Gjykatë Kushtetuese”, tha Tahiri për Klan Kosova.

/GazetaSinjali/