image Tahiri: Nuk mjafton shkarkimi i Kurtit, duhet zëvendësuar sa më parë

Kosovë

Politikë/ Tahiri: Nuk mjafton shkarkimi i Kurtit, duhet zëvendësuar sa më parë

news image

Ish-ministri i Drejtësisë, tani deputet i PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së e veçmas të Naser Ramadanit, në kohën kur pandemia COVID-19 po rritet, duke thënë se kjo është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë tipar një qeveri në ikje.

Sipas tij, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët. Nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar, shpërblim për militantët e degradim për institucionet”, ka shkruar Tahiri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se vendimi i djeshëm i Kurtit është vendim aq i ultë, hakmarrës dhe i dëmshëm./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/504515176891759?__xts__[0]=68.ARDeh2oE3GiFLbMS9i9O89noRBS0JeSqC7raCqL52JFCDrUMn5PjyytsS2exqmklDNP65CjCT0USTZQJq3Wn0KC1sA6PXldPHY-hZ_x5_c2KAzE7pRlQ2VhNjw-4ooVkrj_9BoSqCSmEGSpHajJigMKojOl5KfLbatvraSwcRXMUdG9__6EcwjG2SWj-jnf7-DnSgbULxvdl9YNx8Zcw4Cb4UxgUzAnnj4DJmq-GZzXLqsKI_hkKYY0dOWd-xSu9fC9ANKJHftvOhmOsBTGzaSnuJCvzyE8EyzI5PAr9SUmHobtc39bYTEjVzEknQyRI56pdgz9xiWCxyWRFxPA&__tn__=-R