Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për seancat e jashtëzakonshme që sot po mbahen në kuvend, e që një pritet të mbahet edhe në orën 16:00.
Tahiri tha se kuvendit sot i ka thirrë tri seanca të jashtëzakonshme për tri ligje të zakonshme.
“Për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese dhe në historinë e këtij parlamenti është e paprecedentë që të thirret seancë e jashtëzakonshme për një ligj që është në trajtim në Gjykatë Kushtetuese”.
“Është e pakuptim. Nuk ka logjikë normale e cila mund t’i jep një arsye që të thirren tri seanca të jashtëzakonshme.
Tutje, Tahiri tha se shumë herë do të ishte më urgjente të diskutohej rrezikshmëria e policëve në veri, sesa të sillen në kuvend ligje që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese.
“Kjo tregon për një logjikë ose të paaftë ose seriozisht të mbrapsht”, tha ai.