image Tahiri: Nëse nuk pranohet Ramushi si president, shkojmë drejt zgjedhjeve

Politikë

Tahiri: Nëse nuk pranohet Ramushi si president, shkojmë drejt zgjedhjeve

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga AAK, Besnik Tahiri ka folur për situatën politike dhe ngjarjet e fundit në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri u shpreh se ish-kryeministri Albin Kurti dhe LVV gjejnë të përbashkëta duke thënë, që vendi në këtë situatë, siç e cilësojnë ata kaotike, ka nevojë për një zgjidhje dhe zgjidhja është tek zgjedhjet e parakohshme.

Por sipas tij, opozita gjithmonë kërkon zgjedhje.

“Ne kemi qenë si aleancë gjatë në opozitë edhe e dimë që opozita gjithmonë do zgjedhje është gjithmonë e natyrshme.”, u shpreh Tahiri.

Ai beson se zgjidhja më e mirë për Kosovën është që ish-kryeministri Ramush Haradinaj të bëhet president i Kosovës.

“Ne kemi qenë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë në momentin kur ka pasur një krizë politike ne kemi ofruar Ramush Haradinaj për kandidat për president. Unë këtë javë do takoj partnerët e koalicionit takim ku do të diskutojmë këtë temë, pra po flas Lidhja Demokratike e Kosovës, pastaj Nisma dhe AAK-ja dhe aty do të sqarohet mbështetja ndaj Haradinajt”, theksoi Tahiri në Euronews Albania.

Ndërkohë, partia e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, duket e vendosur për postin e presidentit, ndërsa zv. kryeministri Tahiri nuk e përjashton mundësinë, që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk do kishte reflektim dhe konsensus nga forcat e tjera politike për të pranuar alternativën e propozuar nga AAK-ja. /Gazeta Sinjali/