image Tahiri: Mossigurimi i librave për nxënësit është antiligjor

Politikë

Tahiri: Mossigurimi i librave për nxënësit është antiligjor

news image

Pas dështimit të mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në Kuvend për çështjen e teksteve shkollore, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se bojkoti i partisë në pushtet dëshmon se vendimi për mossigurimin e librave, por kompensimi i tyre, është i dëmshëm dhe antiligjor.

Ai para gazetarëve tha se deputetët e mazhorancës me bojkotin e tyre të seancës së sotme të jashtëzakonshme tentuan që ta mbulojnë “marrën” që e ka bërë ekzekutivi me këtë vendim.

“Vendimi i qeverisë bie ndesh me ligjin në fuqi ku thuhet se shteti duhet t’i sigurojë librat. Pra ka rënë ndesh dhe fatkeqësisht për buxhetin e Kosovës barra buxhetore është rritur dy herë. Këtu humbësit e vetëm janë nxënësit dhe zingjiri që përbënë përkujdesin ndaj nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit…Sot një temë e një rëndësie të veçantë bojkotohet me të vetmin qëllim që të mbulojnë marrën që kjo qeveri e ka bërë me këtë vendim”, tha ai.

Sipas tij mënyra e kompensimit të librave po del që nuk është efektive, pasi një numër i madh i familjeve nuk kanë xhirollogari, kurse disa prej tyre i kanë edhe të bllokuara nga përmbaruesit dhe bankat komerciale.

/GazetaSinjali/