Zëvendëskryeministri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se tenderin 5 milionësh të cilin e ka fituar ministri Blerim Kuçi i AAK-së, është finalizuar në kohën e Qeverisë së Albin Kurtit.
Ndërkohë, Tahiri gjithashtu tha se qeveria aktuale e koalicionit LDK-AAK-Nisma Socialdemokrate nuk ka asnjë aferë të korrupsionit.
“Blerim Kuçi e ka marrë tenderin 5 milionësh në kohën e Qeverisë Kurti”, ka thënë Tahiri në TV Dukagjini.
Tutje ai vazhdoi se “Qeveria Hoti nuk e ka asnjë aferë të korrupsionit”.