Ish-ministri i drejtësisë, njëherësh deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas shkatërrimit të banerit “Liria ka emër” sot gjatë mëngjesit në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri përmes një postimi në Facebook tha se kjo është shenjë që edhe sot e kësaj dite në Kosovë, Serbia ende investon në provokim e nxitje të kauzave të saj mbi kurrizin e lirisë sonë.
“Liria kurrë s’ka mund të digjet e ndalohet si fakt e si proces, nga tytat e topave të Serbisë në të kaluarën. Ajo nuk mund të digjet e ndalohet si simbolikë as sot nga përpjekjet tinëzare të Beogradit”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/