image Tahiri: Ligji për zyrtarët publik e varros meritokracinë në administratën shtetërore

Politikë

Tahiri: Ligji për zyrtarët publik e varros meritokracinë në administratën shtetërore

news image

Shefi i i Grupit Parlamentar të AAK-së Bensik Tahiri, tha se projektligji për zyrtarët publikë e varros meritokracinë në administratën shtetërore.

Më tej ai shtoi se janë kundër miratimin e tij.

“Përpara kemi një ligj i cili na vjen në këtë seancë për shkak se në një moment të caktuar Gjykata Kushtetuese i ka kontestuar disa nene, dhe pas 22 muajve kur kalkulojmë 14 shkurtin, në emër të platformës punësim dhe drejtësi që ka qenë platforma pulitke e programit të Vetëvendosjes na vjen një ligj i cili në thelbin e vet e varros meritokracinë në shërbimin publik, në administratën shtetërore”, tha Tahiri.

Ai tha se AAK do ta parandolojnë këtë ligj.

“Ky ligj besoni në pozitën më të keqe ka me ju vendosë sot juve, e nesër neve, se nuk ka askush nuk i ka 50%, sot jeni ju, nesër do të jemi ne, nesër kushdo që të jetë ministër do të detyrohet që në emër të përshtatshmërisë që është nocion në ligj, të pranojë një emërim politik”, tha Tahiri.

/GazetaSinjali/