Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka shkruar pas liberalizimit të vizave për Kosovën, me vendimin që hyri në fuqi sot më 1 janar.
Tahiri ka reaguar ndaj Qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti, që sipas tij ai ka pretenduar se liberalizimi ka ndodhur me meritat e tij në krye të ekzekutivit.
Sipas tij, liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri dhe se merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet.
Postimi i plotë:
KM Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në fakt kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi!