image Tahiri: Le të shkojmë në zgjedhje, e sheh Kurti a e merr shumicën

Politikë

Tahiri: Le të shkojmë në zgjedhje, e sheh Kurti a e merr shumicën

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se seanca e sotme diskutim për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës, nuk duhej të diskutohej.

“Ajo që duhet të dijë sot qytetari i Kosovës është se ky kuvend me një vendim të prerë të lidershipit është duke e bojkotu një temë, një kërkesë të inicuar nga PDK për tri ligje të cilat nuk ishte dashur të diskutoheshin sot në kuvendin e Kosovës. Po flasim për diçka që i takon Policisë së Kosovës. Nuk ka ndodhë në histori të këtij shteti që qeveria t’ia ndalë rrezikshmerinë policëve të Kosovës, duke e ditur që ata janë i vetmi korpus i zyrtarëve publik, të cilët janë duke e rreziku jetën”, tha Tahiri.

Tahiri ka bërë thirrje për zgjedhje, duke dhënë se Kurti atëherë do ta shikojë se a do të e marrë shumicën.

“Ne si grup parlamentar dhe si opozitë nuk do të ndalemi dhe nuk do te zbrapsemi prej kryeministrit Kurti që menon qe duke mos u pergjigj ne pyetje, munet me mashtru një popull. Ai munet mi mashtru votuesit e vet por jo popullin.

“Nëse janë kaq t’fort e që po i thojnë popullit që janë t’fortë, ateherë le të shkojmë në zgjedhje, e shohim kur do të ballafaqohemi, por nuk ia mban. Le të ballafaqohet me qytetarin, e sheh a e merr shumicën”, tha Tahiri.

/GazetaSinjali/