Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos eksperimentojë dhe të reflektojë, raporton Gazeta Sinjali.
Reagimi i Tahirit erdhi pasi Kurti tha se është në Kuvend më shpesh se disa deputet, dhe replika e Tahirit ishte se Kurti vjen në Kuvend veç kur është ngushtë.
“Ty kryeministër, ky kuvend të duhet veq kur të vjen ngushtë, të ka ardh ngushtë me referendum, e ke sjell rezolutën, të ka ardh ngushtë më zgjedhjet në Serbi, të kemi mbështet, sot a po e sheh si po rrimë të qetë, sepse po e dimë që vendi është në rrezik, vendi ka qenë në rrezik, andaj qasjen ndryshoje, fokusi mos të jetë në elemente të vogla, të cilat na sjellin në situatë ku me të vërtetë duhet të kthehemi me kokëulur”, u shpreh ai.