image Tahiri-Kurtit: A keni fije turpi kur vendosët t’i privonit qytetarët që t’i tërheqin një pjesë të kursimeve?

Politikë

Tahiri-Kurtit: A keni fije turpi kur vendosët t’i privonit qytetarët që t’i tërheqin një pjesë të kursimeve?

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se këtë javë pranuan pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe u shpreh se pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80 për qind e investimit për vitin 2022, sipas tij, ka humbur.

Ai ka bërë të ditur se sipas tij, rreth gjashtë për qind e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas.

Tahiri i bëri një pyetje Kurtit duke i thënë se a “keni fije turpi kur vendosët t’i privonit qytetarët që t’i tërheqin një pjesë të kursimeve”?

“Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur.Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas”.

“Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!? E keni ‘helmu’ popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma!  Boll Ma”, ka shkruar tutje Tahiri.

/GazetaSinjali/