image Tahiri: Kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës

Politikë

Tahiri: Kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova që nga viti 2011 është e bllokuar nga kurthet e dialogut, dhe sipas tij duhet t’i japim epilog dhe t’i kthehemi jetës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se na ka ikur rinia, është varfëruar ekonomia, na mundën shtetet më të dobëta se ne, dhe sipas tij zbrazja e Kosovës është mesazh.

Tutje ai ka thënë se kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës.

“Kurthet e dialogut duhet t’ia heqim si barrë Kosovës. Nga viti 2011 jemi të bllokuar nga kurthet e dialogut, duhet t’i japim epilog dhe t’i kthemi jetës. Na iku rinia, na u varfëruar ekonomia, na mundën shtetet më të dobëta se ne, dhe zbrazja e Kosovës është mesazh. Kurthi i dialogut ia ka vendosur lakun në fyt Kosovës. Diskutimi për tema jetike është kruciale, përndryshe qytetarët janë të pakënaqur.” – ka shkruar Tahiri.

/GazetaSinjali/