image Tahiri: Ku i mori Kurti 170 milionë euro, nëse arka ka qenë zero

Kosovë

Reagim/ Tahiri: Ku i mori Kurti 170 milionë euro, nëse arka ka qenë zero

news image

Ish-koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në lidhje me shpenzimet nga fondi rezervë i shtetit, duke thënë se nuk është e vërtetë se në këtë fond nuk ka pasur para, pasi shifra e tyre e saktë është 400 milionë euro.

Sipas Tahirit, Kurti po i mashtron qytetarët në kohë pandemie. Tahiri gjithashtu shtroi pyetjen se ku janë marrë 170 milionë eurot për pakon emergjente financiare nëse, siç thotë Kurti, ka trashëguar zero euro në fondin rezervë nga Qeveria Haradinaj.

“Kurti i ka nda 170 milionë euro si me qenë babadimër, por s’po ndalet duke thënë se janë harxhuar 6 milionë euro. Ku i mori 170 milionë euro pasi sipas tij arka paska qenë zero! Ato fonde kanë qenë të trashëguara nga Qeveria e kaluar, pasi nuk kanë ardhur nga pikat e VV-së e as nga qielli. Më saktë në arkë kanë qenë 400 milionë euro”, shkruan Tahiri./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10156926057201611