image Tahiri kritikon Zemajn për shtesat ndaj personelit shëndetësor: Kemi pas edhe prej kategorive tjera që kanë punu

Politikë

Tahiri kritikon Zemajn për shtesat ndaj personelit shëndetësor: Kemi pas edhe prej kategorive tjera që kanë punu

news image

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar që të miratohet vendimi për shtesat ndaj personelit shëndetësor për muajt e ardhshëm.

Zemaj është shprehur se ndarja është bërë në bashkërendim me personelin shëndetësor, kryeministrin dhe ministrinë e Financave.

“Për shkak të pandemisë, shtesat mujore për personelin, të mbështesin përmes listës së pagave, të angazhuar në betejën me pandeminë, për muajin shtator tetor, nëntor, dhe dhjetor, kategorizimi është bërë në bashkërendim me personelin shëndetësor dhe me kryeministrin e Ministrinë e Financave, andaj ju ftoj që ta mbështesni”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq, në lidhje me këtë, kritika ka pasur zëvendëskryeministri i parë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai ka deklaruar se përveç stafit shëndetësor ka pasur edhe kategori tjera që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në kohë pandemie të COVID-19, por, nuk kanë shtesa.

Tahiri ka propozuar që për këtë çështje të bëhen rregullime me anë të ligjit për paga.

“Ne kemi pas edhe prej kategorive tjera që kanë punu, ajo që dua të them e punoj se personeli shëndetësor i ka specifikat e veta, po presioni që po e marrim prej të tjerëve sa i përket shtesave, është goxha i madh, mendoj që duhet ta shohim më shumë këtë punë, sepse buxheti i shtesave po i afrohet buxhetit të pagave, për këtë arsye po e kthej idenë e ligjit të pagave, ky proces i shtesa është shumë i shtirë për mendimin tim”, ka thënë ndër të tjerash Tahiri. /Gazeta Sinjali/