Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga ekzekutivi që të tregojë agjendën e tyre pasi e ka vlerësuar si të pasqaruar, shkruan Gazeta Sinjali.
Tahiri ka thënë se kjo kërkesë lidhet me nevojat reale të Kosovës.
“Nuk e kemi parë ende agjendën e Qeverisë dhe nuk e dimë se kur do ta shohim. Kjo lidhet me nevojat reale të Kosovës”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar se qytetarët janë ankuar për implementimin e pakos ekonomike.
“Mandatet që na kanë dhënë qytetarët janë të ndryshëm, por realitetin e kemi të përbashkët, ditëve që na lanë pas na ka rastisur që të dëgjojmë e të shohim sipërmarrës që nuk e dinë se çka do të ndodhë me pakon ekonomike. Jo vetëm ndërmarrësit por edhe punëtorët. Ata presin nga Qeveria zgjidhje dhe rikthimin e kontratave të tyre, pra mos harroni jo gjithë qeveria punëtore është e aftë për t’iu përshtatur kushteve të punës, jo të gjithë mund të punojnë nga shtëpitë me llaptop. Edhe nëse nuk keni program fare, ta keni një vizion të përgjithshëm”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/