image Tahiri: Kësaj mazhorance i mungon serioziteti, është bërë ndërmarrje për punësime familjare

Politikë

Tahiri: Kësaj mazhorance i mungon serioziteti, është bërë ndërmarrje për punësime familjare

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka konsideruar mazhorancën që udhëhiqet nga Vetëvendosja si të papërgjegjshme dhe arrogante, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë reagim Tahiri e ka bërë pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit. Ai ka shtuar se kësaj qeverie mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës.

Dështimi i mbajtjes së mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit është dëshmi se kësaj mazhorance, i mungon serioziteti për të shtyrë përpara agjendën qeverisëse, si dhe për të përmbushur funksionet themelore institucionale të Kuvendit të Republikës”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/