image Tahiri kërkon që partitë politike ta votojnë buxhetin për vitin 2021

Financa

Tahiri kërkon që partitë politike ta votojnë buxhetin për vitin 2021

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri u ka bërë thirrje partive politike për votimin e buxhetit për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Tahirit, është koha që partitë politike duhet të dëshmojnë se agjenda institucionale dhe publike është prioriteti i të gjithëve dhe jo vetëm i një shumice të thjeshtë.

“Rëndësia e votimit të Buxhetit 2021 qëndron mbi faktin se ky buxhet mbulon pagat, shërbimet, projektet e nisura, tema këto që tejkalojnë dallimet partiake. Andaj është koha që të marrim një kurs të ri, sipas të cilit konfirmojmë që jemi shoqëri e pjekur, e cila para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, prodhon stabilitet, duke mos pritur momentet kur forcat politike komunikojnë përmes kushtëzimeve”, shkroi ndër të tjera Tahiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Duke marrë parasysh faktin që nuk kemi arritur konsensus të plotë ndër-partiak për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje, votimi i Buxhetit 2021 është rasti më i mirë që grupet parlamentare të flasin me një zë konsensual për interesin e përgjithshëm publik.

Partitë politike duhet të dëshmojnë se agjenda institucionale dhe publike është prioriteti i të gjithëve, dhe jo vetëm i një shumice të thjeshtë.

Rëndësia e votimit të Buxhetit 2021 qëndron mbi faktin se ky buxhet mbulon pagat, shërbimet, projektet e nisura, tema këto që tejkalojnë dallimet partiake. Andaj është koha që të marrim një kurs të ri, sipas të cilit konfirmojmë që jemi shoqëri e pjekur, e cila para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, prodhon stabilitet , duke mos pritur momentet kur forcat politike komunikojnë përmes kushtëzimeve./Gazeta Sinjali/