image Tahiri: Kam kërkuar sqarim në qeveri, pse bizneset e gastronomisë të mos punojnë nga ora 21:00?

Biznes

Tahiri: Kam kërkuar sqarim në qeveri, pse bizneset e gastronomisë të mos punojnë nga ora 21:00?

news image

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria është duke e shqyrtuar mundësinë e hapjes totale të bizneseve të gastronomisë.

Pasi disa deputetë ngritën shqetësimet e gastronomëve, Tahiri tha se për këtë ka kërkuar sqarim në qeveri sesi mbyllja e bizneseve të gastronomisë për dy-tri orë ndikon në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sa i përket temës së gastronomisë, kam për obligim t’ju njoftojë juve si deputetë, si Kuvend, që si qeveri i kemi marrë të gjitha masat, edhe unë personalisht, që me e hapë këtë pjesë të ekonomisë që ka ndikim shumë të madh. Të marten e kam takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit dhe kam adresu një shkresë zyrtare edhe te ministri i Shëndetësisë, edhe te ministri i Tregtisë dhe Industrisë, edhe te kryeministri, me i pa kërkesat që ju i adresuat sot”, tha Tahiri.

Ai më tej ka pyetur se cili është dallimi të punohet deri në orën 21:00 dhe të mos punohet pas kësaj ore.

“Pra, në aspektin logjik, kam kërkuar me pasë një të dhënë empirike, shkencore, çka dallon mos me punu dy orë. Pra me punu deri në orën 09:00, e pse mos me punu deri në orën 11:00, respektivisht në orën 23:00.  Çka është dallimi? A ka ndonjë institut që mund të japë vlerësim në ato dy orë. Cila është e dhëna shkencore, empirike që rritet infeksioni?”, ka pyetur Tahiri. /Gazeta Sinjali