Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se në katër vitet e fundit, në Kosovë janë krijuar 87 mijë vende të reja pune, apo 26 % më shumë sesa kanë qenë në vitin 2019.
Tahiri i quajti “përalla” këto pretendime të Kurtit, duke thënë se vende të reja pune jo vetëm se nuk ka pasur, por ky numër është minimumi i atyre që kanë braktisur Kosovën.
“Stop abuzimit me shifra imagjinare”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Lejë përrallat kryeministër!
Vende të reja pune, jo se jo, por ajo çfarë mund të kuptojmë nga kjo deklaratë e kryeministrit është që për katër vite, 87 mijë është minimumi i atyre që kanë braktisur Kosovën, kuptohet numri më i madh i tyre i moshës së re, fuqi e shkathtë punëmarrëse.
Stop abuzimit me shifra imagjinare!