image Tahiri i kërkon Kurti t’i ftojë në takim krerët e partive politike pas situatës në veri

Politikë

Tahiri i kërkon Kurti t’i ftojë në takim krerët e partive politike pas situatës në veri

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i ftojë në një takim krerët e partive politike, shkaku i situatës në veri të vendit.

Sipas Tahirit, temat e sigurisë kanë qenë preokupim dhe angazhim i vazhdueshëm i tyre, me ç’rast tha se janë duke i adresuar nëpërmjet interpelancave, punës në komisionet e kuvendit, pyetjeve parlamentare dhe debateve.

“Megjithatë, tema e parë të cilën dua ta adresoj sot lidhet me shqetësimet që AAK-ja i ka në raport me gjendjen në vend, e cila është shumë serioze dhe kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim shtetëror. Në emër të AAK-së e ftoj kryeministrin Kurti që urgjentisht të thërrasë në një takim krerët e partive politike parlamentare, për të diskutuar dhe për të çuar një mesazh të bashkimit dhe unitetit politik karshi gjendjes në vend. Planet djallëzore të Serbisë, tanimë i kanë kaluar vijat e kuqe, si rrjedhojë, uniteti në këto situata është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Tahiri.

/GazetaSinjali/