Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur çështjen e menaxhimit të pandemisë, konkretisht sigurimin e vaksinave antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.
Tahiri tha se Ministria e Shëndetësisë ka buxhet për blerjen e vaksinave dhe se një gjë të tillë duhet ta bëjë sa më parë.
Deputeti i AAK-së i kërkoi ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që t’i blejë 1.2 milion vaksina, e jo 500 mijë.
“Zoti kryeministër sot janë bë 45 ditë prej që jeni bërë kryeministër, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë i keni mjetet me i ble vaksinat. Kur ki me nënshkru kontratën? Nënshkruje kontratën! Mos i blej 500 mijë vaksina, por 1 milion, 1.5 milion vaksina, ose të paktën 1.2 milion vaksina! Nuk po ju kërkojmë të dhëna konfidenciale, por po ju them bleni 1.2 milion vaksina, sa më parë”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit./Gazeta Sinjali/