image Tahiri i AAK-së: Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-në, duam të jemi pjesë e saj

Politikë

Tahiri i AAK-së: Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-në, duam të jemi pjesë e saj

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sot gjatë seminarit të 102-të “Rose-Roth” të Asamblesë ka thënë se Kosova ka lindur dhe jeton në NATO, dhe për këtë duam të jemi pjesë e NATO-s.

Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor, më pak ndikim nga Rusia dhe nga Kina.

“Zonja dhe zotërinj, ne kemi lindur me NATO-në, ne sot jetojmë me NATO-në dhe duam të jemi pjesë e NATO-së. Kjo është porosia ime për ju. Ushtria jonë që nga dita e parë ka bashkëpunuar me trupat e juaj, pavarësisht nëse e pranoni ose jo Kosovën. Para dy viteve, askush nuk do të besonte se kjo çfarë po ndodhë në Ukrainë do të ndodhte. Kufiri ynë me Serbinë dhe agresioni të cilin ata e kanë në Kushtetutën e tyre kundër vendit tonë është mjaftë serioze”, ka deklaruar Tahiri.

/GazetaSinjali/