image Tahiri: Gjendja në veri është kritike, për Kurtin është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit

Politikë

Tahiri: Gjendja në veri është kritike, për Kurtin është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se gjendja në Veri të vendit është kritike, prandaj edhe kanë thirrur interpelancë.

“Për Kosovën është moment kritik për gjendjen në veri. Ne kemi thirrur interpelancë, por agjenda e kryeministrit është më e rëndësishme të jetë jashtë vendit. Mendojmë që tani duhet qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është t’i japë një zgjidhje sigurisë në vend”, tha Tahiri.

Më tej deputeti i AAK-së ka kërkuar edhe vëmendje për Ligjin për Buxhetit dhe atë për Pagat.

“Është temë e rëndësishme edhe Buxheti për vitin 2023 dhe shohim se është buxhet pa vizion dhe i pareflektueshëm”, theksoi shefi i GP të AAK-së, duke  shtuar se akoma nuk e kanë sjellë Ligjin e Pagave dhe Koeficientin.

/GazetaSinjali/