image Tahiri: Gjendja në Veri është e jashtëzakonshme, Kurti do duhej sot të raportojë në Kuvend

Politikë

Tahiri: Gjendja në Veri është e jashtëzakonshme, Kurti do duhej sot të raportojë në Kuvend

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për mos seriozitet pas zhvillimeve në pjesën veriore të Kosovës.

Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në Veri të Kosovës, teksa u shpreh se është i habitur me qasjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Si deputetë nuk jemi serioz, nuk jemi duke e trajtuar gjendjen e jashtëzakonshme me asnjë seriozitet. Për AAK-në, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Sot kryeministri do duhej të raportojë këtu për partneritetin me ShBA-të. Kam një pyetje për deputetët e VV-së: A është dashtë kryeministri Kurti sot të vijë dhe të na tregojë, se si është situata në Veri të Kosovës?”, tha Tahiri.

Tahiri ka folur edhe për krizën energjetike, ku ka fajësuar Qeverinë që gjendja në këtë sektor është duke u keqësuar.

Sipas Tahirit, veprimet e Qeverisë Kurti në lidhje me këtë çështje janë simbolike.

“Kërkesa për marrjen e masave emergjente, tash e gjashtë herë na tregon disa tregues. E para ka të bëjë me një pyetje hipotetike: A është ka dëshiron Qeveria që 20 muaj të mbaj gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht, gjashtë herë radhazi të marrë masa për këtë. Si është e mundur që për komisionin përkatës, Qeveria përmes Ministrisë të mos jep asnjë analizë, për gjendjen e energjisë elektrike. Kjo gjendje është duke u keqësuar dhe veprimet e Qeverisë janë simbolike”, përfundoi Tahiri.

/GazetaSinjali/