image Tahiri fton deputetët që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Financa

Tahiri fton deputetët që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që sot të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Tahirit, ky projektligj nuk do t’i zgjidh të gjitha efektet negative me të cilat po përballet vendi për shkak të pandemisë, mirëpo sipas tij, është forma më e mirë e rifreskimit ekonomik.

Nëse nuk votohet ky projektligj, Tahiri thotë se pagat e tyre do të jenë “dëm” ekonomik për Kosovën.

“Pra, ju ftoj që sot të veprojmë shpejtë, të përfshijmë propozimet, t’i harmonizojmë ato dhe të marrim vendime. Jam i bindur se nëse nuk e bëjmë këtë shpejtë dhe si duhet, pagat që i marrim në kohë pandemie, do të mund të cilësohen si “dëm” ekonomik”, ka shkruar ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/