image Tahiri e quan të papranueshme dështimin e seancës: Po abuzohet me besimin e qytetarëve

Kosovë

Tahiri e quan të papranueshme dështimin e seancës: Po abuzohet me besimin e qytetarëve

news image

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

Sipas tij, kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, e arbitrare të qeverisë tash e dy vjet.

Ai pohon se kjo qasje është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar.

“Fatkeqësisht jeni dëshmitarë edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit të Kosovës. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtyn seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha Tahiri.

“Është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar me qasjen që e ka kjo qeveri dhe kjo mazhotancë. Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasje autoritare, arbitrare që e ka pas tash e dy vjet”, tha Tahiri.

Kuvendi ka dështuar që të mbajë vazhdimin e seancës së mërkurën në mungesë të kuorumit./EO

/GazetaSinjali/