Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për siç ka thënë ai, numër të madh të aferave korruptive. në shëndetësi
Sipas tij, gjendja në shëndetësi është e keqe për faktin se ministria e shëndetësisë është tash e një kohë pa ministër.
“Për një periudhë kaq të gjatë siç është shëndetësia të mbetet pa ministër. Fokusi i Qeverisë ka humbur fare. Janë ata që po shpenzojnë nga xhepat e tyre. Ka shumë afera korruptive gjatë kësaj periudhe dhe kërkojmë debat për gjendje në shëndetësi”, tha Tahiri.
Shefi i GP të PDK-së shtoi më tej se javën që vjen do të jenë në votim kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
“Qytetarë ata që kanë përjetuar ka qenë rritje të çmimeve enorme. Do të donim të ishte e vërtetë që ka deklaruar Kurti që të kishte rritje ekonomike. Kemi parë rritje të çmimeve”, tha Abelard Tahiri.