image Tahiri: Diskursi i Kurtit ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare, asgjë më shumë

Kosovë

Reagim/ Tahiri: Diskursi i Kurtit ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare, asgjë më shumë

news image

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar lidhur me 1 mijë testet për Covid-19 që Serbia i dhuroi donacion Kosovës.

Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ky veprim tregon se kryeministri në detyrë, Albin Kurti vepron mbi standarde të dyfishta dhe parimet e tij janë farsë.

Sipas tij, për më keq, tregon se diskursi i tij ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare dhe asgjë më shumë.

Kur Aleksandër Vuçiq pat shkuar në Tiranë, për ndihma, menjëherë pas tërmetit, përgjigja e Vetëvendosjes ishte se Rama po ia mundësonte një krimineli të luftës të duket si bamirës! Pranimin e 1000 testeve për COVID19, ndërkaq, Albin Kurti e quajti ‘veprim humanitar’ të Serbisë. Kjo tregon se Kurti vepron mbi standarde të dyfishta dhe parimet e tij janë farsë. Për më keq, tregon se diskursi i tij ndaj Serbisë ka qenë veç një strategji elektorale opozitare dhe asgjë më shumë!”, ka shkruar Tahiri.

Më tej, ai ka shtuar se Albin Kurti ia mundësoi presidentit serb një ‘PR’ botëror, me pasoja të rënda politike për Kosovën./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/516185185724758?__xts__[0]=68.ARBiwnoF0lI1L2PG3aPYQMetxaumdjAZD9PGQ3CLgsfAWVzn21FCLPlI2_7qk_QJQyvOZWiRlmlNWKN9zXJvPwrvyVhyqXOFJ-3m7NTj-jrK2redPevPlYU5dG8e04rnug2rmim1cw1dKzrPxIS_ltYm0EzRYuZgHn4kjN2PU9B6MdPbKJyPAk5b1oBObYehqbRCvAoqiX4mOqOvxVRr5Nq6mkbl6308OCB5ZKLfEwhAGY5KHSUP7Q0pznb8P2xUZbmj4CL6qIR5GohdMM3u-hlz2pA0pRfI-XdoF6trqMrBivrud0hkwttWYVAnqfe9pBXtnTGQpSEedU8b950&__tn__=-R