image Tahiri akuzon Vjosa Osmanin: Fushata e gabuar ka bërë që LDK të bie nga 30% në 24%

Politikë

Tahiri akuzon Vjosa Osmanin: Fushata e gabuar ka bërë që LDK të bie nga 30% në 24%

news image

Deputeti nga radhët e PDK-në, Abelard Tahiri, e ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për mënyrën e bërjes së fushatës si kandidate për kryeministre nga LDK, përgjatë zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri deklaroi se duhet studiuar mënyra se si LDK me Vjosën humbi zgjedhjet.

“LDK e ka pasë një epërsi të madhe në zgjedhje ndaj LVV-së. Fushata e gabume e LDK-së, si dhe mesazhet e gabuara në të e kanë bërë që të bie nga 30% në 24%, ndërsa Albini me u rritë nga 22 në 25 për qind”,  tha ai.

“Kur të vjen momenti, kur të vendosin të gjitha partitë me e mobilizu bazën e tyre, ajo është situatë tjetër. Nëse ne kishim nejtë komod në sondazhe që i kemi marrë më 23 gusht, PDK do kishte 3 deputetë më pak”, shtoi tutje Tahiri në T7. /Gazeta Sinjali/