image Tahiri: 500 të rinj në Kosovë kanë nisur dje punën praktike

Kosovë

Tahiri: 500 të rinj në Kosovë kanë nisur dje punën praktike

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se do të hapen 500 vende të reja për punë praktike për të rinjtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Tahirit, qëllimi i kësaj iniciative është forcimi dhe përmirësimi i lidhjes në mes të rinjëve dhe mundësive ekzistuese përmes angazhimit në punë praktike.

“Sot, lancuam iniciativën e punësimit të të rinjve si punë praktike për 500 praktikantë të rinj të cilën nga 1 dhjetori përmes ‘Kosovo Generation Unlimited’ kanë nisur punën praktike në 53 entitete të sektorit privat. Qëllimi i kësaj iniciative është forcimi dhe përmirësimi i lidhjes në mes të rinjve dhe mundësive ekzistuese përmes angazhimit në punë praktike. Si qeveri, u zotuam se këtë iniciativë do ta mbështesim për vitin 2021 bashkërisht me ministritë e linjës dhe organizatat zhvillimore, siç është Banka Botërore”, shkroi ndër të tjera Tahiri në Facebook.

Po ashtu, Tahiri bëri të ditur se kjo iniciativë është e para e këtij lloji në Kosovë dhe falënderon drejtorinë e UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin dhe organizatat tjera që e mundësuan këtë iniciativë./Gazeta Sinjali/