Ka përfunduar edhe një xhiro në kuadër të Superligës së Kosovës.
Me dy ndeshjet që mbaruan sot (e diele), ka përfunduar edhe xhiro e 13-të në kampionatin kosovar.
Ballkani ka rimarr kreun me 24 pikë, pasi mposhti Dritën që ishte lider në xhiron e fundit, derisa Gjilani u ndal me barazim ndaj Prishtinës.
Feronikeli bashkë me Malishevën mbesin në zonën e rrezikshme, derisa Dukagjini zë vendin e tetë.
Tabela e plotë: