image Drita minimalisht dhe Llapi lehtësisht triumfojnë/ Gjilani ndahet në paqe me Dukagjinin

Futboll

Drita minimalisht dhe Llapi lehtësisht triumfojnë/ Gjilani ndahet në paqe me Dukagjinin

news image

Janë zhvilluar sot ndeshjet e radhës në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e Dritës ka arritur të mposht Malishevën me rezultat minimal 1-0.

Vendimtarë në këtë takim doli të jetë autogoli i Hotit në min e 14′ që i dha fitoren ‘Intelektualëve’.

Tani Drita ka 22 pikë në vendin e parë, ndërsa Malisheva zë vendin e shtatë me 12 pikë.

Llapi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme kundër Feronikeli 0-2

Franciso Rivera në min e 39′ dhe Valmir Veliu në të 62′ i shënuan golat për fitoren e llapjanëve.

Llapi ngritet në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Feroniekli mbetet në fund me 10 pikë.

Sfida mes Dukagjinit dhe Gjilanit u mbyll baras 1-1.

Ahmed Januzi realizoi për ekipin nga Klina në min e 34, kurse për gjilanasit realizator ishte Gerhard Progni në min e 86′.

Gjilani ka 21 pikë në pozitën e tretë, kurse Dukagjini me 11 pikë zë vendin e tetë në tabelë. /Gazeta Sinjali Sporti/