Ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Sunyog, ka thënë sot në një takim me komunitetet pakicë në Kosovë se është e rëndësishme që të gjithë akterët dhe partitë politike të marrin pjesë në de-përshkallëzimin e situatës në Kosovë.
“Përsërita rolin e rëndësishëm të të gjithë akterëve dhe partive politike në zgjidhjen e sfidave aktuale dhe marrjen e hapave për de-përshkallëzimin”, shkroi Szunyog në Twitter.
Ai tha se gjatë takimit janë shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit politike me grupin multietnik, duke shtuar se “është interesante të kuptohen ngjarjet nga këndvështrimi i komunitetit joshumicë”.