Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Szunyog ka bërë të ditur se me anëtarët e Komisionit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri.
Ndër të tjerash ai ka thënë se masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, porse nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin e situatës.
“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri. I shpjegova se 🇪🇺Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata e BE27 e 3 qershorit”, ka shkruar Szonyug në Twitter.