image "Sytë mu kanë qorru", kënga e re e Majkut

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Sytë mu kanë qorru”, kënga e re e Majkut

news image

Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik si Majk, e ka gati projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Sytë mu kanë qorru” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 29 shkurt, shkruan Gazeta Sinajli.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Majk përmes një postimi në rrjetit social Instagram.

“E shtunë 29/02, Sytë mu kanë qorru”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Rep-artisti nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këngës dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ai për publikun./Gazeta Sinjali/