image Syla thotë se OBSH-ja nuk ka rekomanduar teste serologjike, tregon për reagimin e antitrupave

Shëndetësi

Syla thotë se OBSH-ja nuk ka rekomanduar teste serologjike, tregon për reagimin e antitrupave

news image

Drejtori i OBSH-së për Bullgari, Skender Syla, ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomanduar testime serologjike, përveç studimeve epidemiologjike.

“Në situatën aktuale të gjendjes epidemiologjike duhet shtuar në mënyrë të ndjeshme testet RT PCR që tregojnë infeksionin akut/aktual. OBSH nuk rekomandon teste serologjike për ndonjë qëllim tjetër përveç studimeve epidemiologjike ose për të studiuar reagimin imunitar”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ai deklaroi se  procedurat e parandalimit të infeksionit në institucione shëndetësore duhet të jenë rigoroze.

“Çfarë nëse del “pozitiv” ( ke prani te shtuar te antitrupave IgG apo IgM) apo “negativ” me test serologjik. E para nuk garanton se sa do të kesh imunitet dhe duhet të vazhdosh tutje me kujdesin. Poqese je “negativ” prap nuk ka ndonjë rëndësi diagnostikuese”, deklaroi Syla.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, së fundi ka pranuar rreth 8 mijë teste serologjike./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/skender.syla.31/posts/10158549426159494